Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu dhe lideri kryesor i opozitës kanë rënë dakord për të formuar një qeveri emergjente.
Udhëheqësi i opozitës Benny Gantz, i cili më parë shërbeu si kreu i ushtrisë dhe si ministër i mbrojtjes, do t’i bashkohet qeverisë.
Të dyja palët ranë dakord për të formuar një kabinet lufte të përbërë nga Netanyahu, Gantz dhe ministri i mbrojtjes Yoav Gallant.
Vendimi u mor pas një takimi këtë të mërkurë në Tel Aviv, i cili zgjati gjysmë ore.
Marrëveshja shënon një ndryshim dramatik në rreshtimet politike izraelite, edhe pse është e përkohshme.
Gantz kishte bërë thirrje para nisjes së luftës që kryeministri të jepte dorëheqjen dhe të gjykohej për korrupsion dhe kapjen e sistemit të drejtësisë.
Grantz iu bashkua thirrjes së Netanyahut pas situatës së krijuar pas sulmeve të JHamasit më 7 tetor.
Lideri i opozitës ka bërë presion në takim për një kabinet lufte me “influencë të vërtetë” mbi menaxhimin e luftës. /euronews.al/
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra