Trajneri i Real Madridit ka arritur të marrë diplomën e masterit në Shkenca dhe Teknika të Veprimtarisë Parandaluese dhe të Përshtatshme Motorike në Universitetin e Parmës.
Lajmin e kanë bërë të ditur faqe të ndryshme në rrjetin social “X” ku edhe kanë publikuar pamje nga ceremonia e diplomimit, shkruan Arbresh.info.
Paolo Andrei, rector de la Universidad de Parma.
💬 “En 2024, a Carlo (Ancelotti) le espera el banquillo de la selección brasileña”. pic.twitter.com/Z2u7G8ruLA
— Relevo (@relevo) October 11, 2023
Rektori i Universitetit të Parmes, Paolo Andrei, në fjalimin e tij zbuloi një “sekret të madh të Ancelottit.
Nëpër mediat botërore ishte raportuar kohëve të fundit se 64-vjeçari pritet të bëhet selektori i Kombëtares së Brazilit, ndërsa rektori i Universitetit gjatë fjalimit dha detaje për këtë.
“Në vitin 2024, një aventurë e jashtëzakonshme e pret Carlo Ancelottin që për shumë trajnerë do të ishte vetëm një ëndërr: bankina braziliane”, ka thënë fillimisht Andrei.
“Ai është i huaji i parë i gjashtëdhjetë viteve të fundit që do ta drejtojë Brazilin. I katërti në të gjithë historinë e tij” – ka thënë rektori gjatë fjalimit të tij.
Ancelotti gjithashtu kishte përgatitur një falim ku mes emocioneve nxjerri në pah vlerat që e kanë bërë të arrijë majat dhe t’i përkushtohet futbollit me kaq sukses fillimisht si lojtar dhe më pas si trajner për 44 vite.
Italiani nuk vendosi te flas për të ardhmen e tij, mirëpo mediat botërore njëkohësisht edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Brazilit, ditëve të fundit kanë bërë të ditur se tashmë Ancelotti do të marrë drejtimin e Brazilit për Copa America, që do të fillojë më 20 qershor 2024. /Arbresh.info/
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...