Lajme të mira nga Alaba dhe Guler për Real Madridin

15:48 | 11 Tetor 2023
D.H

David Alaba dhe Arda Guler janë stërvitur vetëm sot në ambientet e klubit të Real Madrid.

Sipas klubit rikuperimi po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme, shkruan Madrid.zone, transfmeton Arbresh.info.

Real Madridi do të jetë më i kujdesshëm me turkun Arda Guler, ndërsa David Alaba do të jetë i gatshëm të luajë ndaj Sevillës, menjëherë pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve.

Më së voni, Guler do të rikthehet në fillim të nëntorit,  por duke parë rikuperimin e tij nuk do të jetë befasi nëse ai do të rikthehet edhe kundër Sevillas, pasi  18-vjeçari po bën përparim të madh.

Ndërsa Alaba do të kthehet në momentin e duhur dhe kur i duhet më së shumti Real Madridit, pasi kanë vetëm një qendër mbrojtës në dispozicion ndaj Sevillës,/Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme