Ylli spanjoll, Dani Olmo me shumë gjasa do të largohet nga RB Leipzig në afatin kalimtar të verës dhe do të nënshkruajë kontratë me Barcelonën.
Sipas gazetës Bild, vitin e ardhshëm klubit gjerman i nevojiten vetëm 60 milionë euro për të mbuluar shpenzimet e rifinancimit, për pagat e lojtarëve dhe stafit dhe për infrastrukturën dhe këto para duhet t’i fitojë duke larguar spanjollin drejt Barcelonës, ku luajti nga 2007 deri në 2014 kur kaloi te Dinamo Zagrebi.
Në afatin kalimtar të fundit, RB Leipzig shiti lojtarë me vlerë rreth 250 milionë euro dhe kështu bëri të ardhura të mëdha, kështu që vitin e ardhshëm nuk ka nevojë të shesë shumë.
🚨🚨🌕| BREAKING: Dani Olmo is about to join FC Barcelona next summer for €60M! He has decided to leave RB Leipzig & his destination will likely be Barça. @BILD pic.twitter.com/MK1zyVV8KK
— Managing Barça (@ManagingBarca) October 11, 2023
Më shumë para i sollën transferimet e Josko Guardiol te Manchester City për 90 milionë euro, Dominik Szoboszlai te Liverpooli për 70 milionë euro dhe Christopher Nkunku te Chelsea për 60 milionë euro.
Sipas Bild, 60 milionë eurot e nevojshme do të kompensohen nga shitja e Olmos, i cili kujton se Barcelona është klubi i ëndrrave të spanjollit dhe se ky është një skenar i pritshëm./telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...