Të keqen e lamë pas! Kështu janë shprehur me të mbërritur në aeroportin “Pratica di Mare” të Romës rreth 200 shtetas italianë që u riatdhesuan pas nisjes së luftimeve mes Izraelit dhe Hamasit. Disa prej tyre përjetuan momente paniku…
“Dita më e keqe për ne që ishim në Tel Aviv ishte mbrëmja e së shtunës, pasi në drejtim të qytetit u qëlluan 150 raketa, që preknin edhe zonën ku ishim ne. Ne ndodheshim në qendër dhe mund të dëgjonim shpërthimet e dyfishta në ajër, si të raketave edhe të anti-raketave”, thotë një dëshmitar.
Shumica e spanjollëve që janë evakuuar kanë mbërritur gjithashtu me frikë në atdheun e tyre, përfshirë një grup valencianësh që kishin udhëtuar në Tokën e Shenjtë si pelegrinë. Në total ishin rreth 500 shtetas spanjollë që kërkuan ndihmë për të lënë vendin.
Shumë vende përdorën avionë të tipit “charter” për të riatdhesuar shtetasit e tyre. Disa pasagjerë që mbërritën në Brazil kishin shtetësi të dyfishtë, ndërsa të tjerë po e vizitonin për punë Izraelin kur vendi pësoi sulmin më të rëndë në dekada./euronews
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani