Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar të mërkurën si të rëndësishëm shtimin e trupave të misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë, KFOR, pas rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë, si pasojë e sulmit vdekjeprurës ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit muajin e kaluar.
Më 6 tetor, NATO-ja njoftoi se 200 ushtarë britanikë mbërritën në Kosovë, të cilët iu bashkuan kontingjentit britanik prej 400 ushtarësh të ndodhej tashmë në Kosovë.
“Kemi parë rritje të re të tensioneve atje, prandaj është e rëndësishme që NATO-ja ka rritur praninë e saj në Kosovë”, tha Stoltenberg të mërkurën para takimit dyditor në Bruksel të ministrave të Mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s, ku do të diskutohet edhe për misionin e kësaj aleance në Kosovë.
Më 6 tetor, Gjermania tha se do t’i dërgojë rreth 150 ushtarë në Kosovë, në prill të vitit të ardhshëm.
Vendimi i NATO-s për shtimin e trupave paqeruajtëse në Kosovë vjen rreth dy javë pasi Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku. Në luftimet që pasuan pastaj në manastirin e fshatit u vranë tre sulmues serbë.
Pak ditë pas sulmit, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian ngritën shqetësime se Serbia po zhvendoste trupa ushtarak përgjatë kufirit me Kosovën. Kjo u mohua nga Serbia.
Më 3 tetor, Shtëpia e Bardhë tha se Serbia ka filluar t’i tërheqë trupat nga kufiri me Kosovën.
Serbia i ka hedhur poshtë akuzat e Kosovës se ajo qëndron pas sulmit të cilësuar nga autoritetet kosovare si “tentim për ta aneksuar veriun e Kosovës”./rel
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...