Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se është rindërtuar nga e para gjimnazi “28 Nëntori” në Burrel, teksa thekson se kjo shkollë posedon kushte dinjitoze.
Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo shkollë ka hapur dyert për 200 nxënës dhe mësues, shkruan Arbresh.info.
Tutje, i pari i qeverisë shqiptare tha se kjo shkollë i shtohet listës së rindërtimeve nga e para.
“Shkolla e mesme “28 Nëntori” në Burrel, është një tjetër shkollë e rindërtuar me kushte dinjitoze, që këtë vit ka hapur dyert për 200 nxënës dhe mësues Ky investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në bashkëpunim me Bashkinë e Matit, i shtohet listës së shkollave që po rindërtohen nga e para në të gjithë vendin”, shkroi Rama./Arbresh.info
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër