Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Serbia ka kapacitet për ta destabilizuar Kosovën dhe Ballkanin, por me rëndësi është të kuptojmë kontekstin dhe ka potencial që të kërcënoj qeveritë tona popujt tanë.
“Serbia ka kapacitet për ta destabilizuar Kosovën dhe Ballkanin, me rëndësi është të kuptojmë kontekstin dhe ka potencial që të kërcënoj qeveritë tona popujt tanë. Fushatat dezinformuese, Banjska në këtë kontekst mund të përdoret si rast studimor”, tha Bislimi
Ai tha se sulmi terrorist në Banjksë ka ngritur shqetësim, duke shtuar se Serbia është dukë përdorur sulme hibride.
“Akti në Banjska ka ngritur shqetësimin si ky aksioni, por e cila është diskutuar në dialog dhe 11 vite në dialog kemi një ftohje të madhe. Në një kohë kur dialogu dhe bisedimet na duhen më së shumti shohim një aksion të tillë. Serbia është duke e përdor dhe keqpërdor sulmet hibride. Serbia një herë ka tentuar edhe në Bosnjë kur nga atje i tha që depot hapen për serbët kush dëshiron të marrë armë, ndërsa Serbia tha se po armatosen vetë populli atje”, u shpreh Bislimi./Arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?