Konjufca takohet me Hofreitein në Gjermani, e falënderon për kontributin në liberalizimin e vizave

11:14 | 11 Tetor 2023
K.B

Krytari i Kuvendit, Glauk Konjufca po vazhdon vizitën e tij në Gjermani.

Ai sot atje është takuar me kryetarin e e Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun Gjerman, Anton Hofreiter.

Konjufca bëri të ditur se i ka shprehur mirënjohje për kontributin e tij ndaj Kosovës, veçanërisht për liberalizimin e vizave.

“Në takimin me z. Anton Hofreiter, Kryetarin e Komisionit për Çështjet Evropiane në Bundestagun Gjerman, si dhe me anëtarë të tjerë të këtij komisioni patëm mundësi të shkëmbenim perspektivat rreth çështjeve të interesit të përbashkët. Z. Hofreiter e falënderova për mikëpritjen dhe i shpreha mirënjohje për kontributin e tij, të komisionit që drejton dhe të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, veçanërisht në çështjet e proceseve integruese evropiane, ekonomisë dhe energjisë së qëndrueshme dhe liberalizimit të vizave”, shkruan Konjufca në Facebook.

Tutje kuvendari tha se janë të hapur gjithnjë për thellimin e bashkëpunimit me Gjermaninë.

“Gjithnjë të hapur për thellimin e bashkëpunimit me Gjermaninë, partnerit tonë të pazëvendësueshëm, me një rol qendror në Bashkimin Evropian ku vendi ynë natyrshëm dhe pashmangshëm aspiron të integrohet”, shkruan ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme