Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier,me rastin e pranimit të dronëve për Policinë e Kosovës, tha se këto fluturake do të ju mundësojnë mbikëqyrjen dhe do të ju ofrojnë mbështetje zyrtarëve policorë.
“Më të vërtetë më vjen mirë që jam këtu për dorëzimin e 7 fluturakeve që ju dhanë Policisë së Kosovës. Duke marrë parasysh shkallën e grupeve kriminale, këto fluturake do t’ju mundësojnë mbikëqyrjen dhe ju ofrojnë mbështetje taktike zyrtarëve policor. Mund të monitoroni kontrabandën e pa ligjshme dhe atyre ilegale. Me këta dronë do të rritet edhe siguria publike, sepse me këto pajisje mund të ketë monitorime të trafikut”, u shpreh Hovenier, përcjell Arbresh.info
Gjatë fjalimit të tij, Ambasadori tha se ky donacion tregon mbështetjen e vazhdueshme që ka SHBA për zbatuesit e ligjit.
“Duke marrë parasysh që dronët mund të shpëtojnë jetë duke bër që të shihet dhe rregullohet shumë shpejt. Këto edhe në Amerikë kryejnë punë kur situata janë të ndërlikuara. Ky donacion si dhe mbështetja jonë e vazhdueshme pasqyron mbështetjen dhe tregon përkrahjen që e ka ShBA për zbatuesit e ligjit. Mbështetja jonë për inspektoratin e policisë tregon se ne japim mbështetje për transparencë”, theksoi ai.
Hovenier tha se do të vazhdojnë të punojnë me Policinë e Kosovës, duke treguar se 20 milionë dollarë janë dhënë donacion për këtë projekt.
“ Ne do të vazhdojmë të punojmë me policinë e Kosovës ku do të përfitojnë qytetarët e Kosovës. Dëshiroj të theksoj se më shumë se 20 milionë dollarë janë dhënë donacion për Policinë e Kosovës. Në këtë projekt të veçantë që e ka pasur bashkërendimin me KFOR-in. Andaj drejtor i përgjithshëm dhe z. Hodaj, ju përgëzoj për reformat që i keni zgjedhur”, tha në fund të fjalimit Hovenier./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion
Fjalimi i Presidentes, Tahiri: Deklaratat se nuk mund t’i be...