Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 08:30, në rrugën “Shkupi”, ku viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 08:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “Shkupi” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi Ahmeti.
Ajo bëri të ditur gjithashtu se me rastin po merret njësiti i trafikut./Arbresh.info/
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
U kapën duke kontrabanduar municion nga Serbia,
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...