Kombëtarja e Kosovës në futboll luan ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2024”, ndaj Andorrës, të enjten me fillim nga ora 20:45.
Tani më “Dardanët” janë nisur për në Andorrë, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Kosovës në Futboll, përmes një video në rrjetin social Faceboook.
Kujtojmë se Kosova është në vendin e parafundit në renditjen e tabelës në grupin I, me vetëm katër pikë teksa Andorra është e funda me dy.
Grupit i prinë Zvicra me 14 pikë, pason Rumania me 12 pikë, Izraeli është e treta me 11 pikë ndërsa Bjellorusia ka pikë të njëjta me Kosovën dhe ndodhet në vendin e katërt./Arbresh.info/
“Kajta pak qetash”, Burimi, Vullnetit: Tash e pash kush më d...
Kelmendi diskuton me kryeprokurorët për trajtimin e rasteve ...
Rio de Janeiro, qyteti bregdetar i Brazilit me famë botërore
Arrestohet 56 vjeçari në Kaçanik, ishte i kërkuar për veprën...
Gjermanët paralajmërojnë tifozët: Kujdes në Beograd, droga d...
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’