Një person është arrestuar në fshatin Gumnishtë të Gjilanit për armëmbajtje pa leje, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar një armë e gjatë me dy karikator të zbrazur, një pushkë gjuetie, 22 fishekë dhe një thikë
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Gumnishtë, Gjilan. 10.10.2023 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar: një armë e gjatë me dy karikator të zbrazur, një pushkë gjuetie, 22 fishekë dhe një thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...
Sulmohet me raketa agjencia paqeruajtëse e OKB-së në Liban
Stuhi, reshje shiu dhe dëbore godasin Shtetet e Bashkuara
Mali i Zi “plotësisht gati” që ura mbi lumin Buna të përfund...