Google ADS

Plagoset më armë zjarri një person në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

09:09 | 11 Tetor 2023
E.H

Një person ka mbetur i plagosur në këmbë nga arma e zjarrit dje në Prizren, raporton Policia e Kosovës.

Sipas Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes është konfiskuar një revole me gjashtë fishek.

Dy persona që ndërlidhen me rastin, janë dërguar në mbajtje.

“Prizren. 10.10.2023 – 14:20. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ka mbetur i plagosur në këmbë pasi ishte qëlluar me revole nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë relevante policore me ç’rast është konfiskuar një revole me 6 fishekë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori kompetent me vendim të të cilit dy persona të dyshuar që ndërlidhen me rastin dërgohen në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info

Lexo edhe:

Plagoset një person në Prizren

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme