Google ADS

Tahiri: E pakuptimtë që Serbia nuk u ndëshkua akoma nga BE dhe SHBA, irrituese dhe e rrezikshme

08:59 | 11 Tetor 2023
K.B

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, tha se është e pakuptimtë zvarritja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian që Serbia ende nuk u ndëshkua.

Sipas saj edhe përkundër avancimeve teknologjike, incizimeve satelitore dhe Inteligjencës artificiale, SHBA-së dhe BE-së i duhen muaj të tërë derisa merr vendim në mungesë të unitetit në politikën e jashtme.

“Po vazhdon retorika irrituese e partnereve ndërkombëtar rreth hetimeve të rastit të Banjskës ndërkohë që Serbia ende nuk u ndëshkua! E pakuptimtë kjo zvarritje përkundër avancimeve teknologjike, incizimeve satelitore dhe Inteligjencës artificiale! Po më befason SHBA-ja – sa për BE i duhen muaj të tëra derisa merr vendim në mungesë të unitetit në politikën e jashtme”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo tha se kjo nuk është vetëm irrituese por edhe e rrezikshme.

“ Kjo nuk është vetëm irrituese por edhe e rrezikshme”, shkruan ajo./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme