Burak Yilmaz merr drejtimin e gjigandit turk

08:50 | 11 Tetor 2023
D.H

Besiktasi ka zyrtarizuar trajnerin e ri, Burak Yilmaz, pas shkarkimit të trajnerit Senol Gunes.

Yilmaz ka qenw asistent i Gunesit, që nga korriku i këtij viti pasi përfundoi karrierën e tij si lojtar profesionist tek skuadra e Furtuna Sittard, në kampionatin holandez shkruan Arbresh.info.

 

Legjenda e Turqisë, Burak Yilmaz ka qenë pjesë e gjigandëve turq Besiktas, Fenerbahce, Galatasaray dhe Trabzonspor.

Ai ka luajtur edhe në kampionate të ndryshme si Francë, Kinë dhe Holandë tani në fund.

Po ashtu ka qenë pjesë e kombëtares së Turqisë për shumë vite.

Yilmaz pasi ka marrë drejtimin e Besiktasit do të ketë nën urdhërat e tij edhe futbollistin e kombëtares së Kosovës, Milot Rashica./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme