Google ADS

Osmani në Kroaci sot i adresohet komunitetit shqiptar

07:12 | 11 Tetor 2023
E.H

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit kroat, Zoran Milanoviq sot vazhdon ditën e dytë të vizitës zyrtare në Kroaci.

E para e vendit sot do të bëjë dekorimin e tre personaliteteve të shquara. Ceremonia do të mbahet në Ambasadën e Kosovës në Kroaci.

Po ashtu Osmani do të ketë një bashkëbisedim me studentët e Libertas University me temën “Udhëtimi i Ballkanit Perëndimor drejt BE-së: “Çfarë vjen më pas”?.

Në qytetin e Karlovacit, ajo do të ketë një vizitë në një fabrikë të armëve, raporton RTKlive.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të vizitojë edhe statujën e Nenë Terezës.

Në fund të agjendës së takimeve dhe aktiviteteve, Osmani do të ketë takim me komunitetin shqiptar në Kroaci, ku pritet të ketë një adresim nga presidentja për ta.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme