Ngjarjet e ditës

06:49 | 11 Tetor 2023
E.H

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara se do të ndodhin sot në Kosovë:

10:00
Policia e Kosovës (PK) mban konferencë për medie në të cilën do të bëhet nënshkrimi i pranim-dorëzimit të donacionit me drona për Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës. Marrin pjesë drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, ambasadori i amerikan Jeffrey Hovenier etj. (Drejtoria e Përgjithshme e PK-së)

10:00
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë, lansohet e Fushata “Të Gëzoheni me Fëmijë”, e udhëhequr nga UNFPA Kosovo në partneritet me IPKO Foundation. Marrin pjesë ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00
Grup i specializantëve vazhdon protestën për mospagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit. (Para Ministrisë së Shëndetësisë)

10:00
Komuna e Mitrovicës organizon ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Bibliotekës së qytetit “Latif Berisha”. (Hapësira ndërmjet shkollës fillore “Andon Z. Çajupi” dhe shkollës së muzikës “Tefta Tashko”)

11:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere vazhdon shqyrtimin e i Raportit vjetor Financiar i Radio Televizionit të Kosovës për vitin 2022, Raportin e Shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën prill-qershor 2023. etj. (Kuvendi i Kosovës, C203)

11:00
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) mban konferencë për medie. (Zyret e SPSPK, Prishtinë)

13:15
Mbahet seanca e radhës mbi rastin e aksidentimit me veturë të të miturës nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Gjykata Themelore, Prishtinë)

14:00
Agjencia e Kosovës për Forenzikë pranon donacion nga Iiternational, Comision for Mising Person (ICMP). (Zona Industriale, Prishtinë)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme