Google ADS

UEFA cakton datën për ndeshjen Izrael – Zvicër

21:03 | 10 Tetor 2023
KRG

Shtëpia e futbollit evropian, UEFA ka konfirmuar datën e re të ndeshjes Izrael-Zvicrës, e vlefshme për kualifikimin në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ndeshja ishte shtyrë përshkak të situatës së krijuar në shtetin e Izraelit, shkruan Arbresh.info.

Izrael-Zvicër, është paraparë të zhvillohet më 12 tetor, mirëpo UEFA ka aprovuar kërkesën e Federatës së futbollit të Izraelit, duke vendosur që ndeshja të zhvillohet më 15 nëntor.

Lokacioni  se ku do të zhvillohet, ende nuk është bërë i ditur, mirëpo kanë bërë të ditur se për çdo gjë do të informohen më kohë. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme