Shtëpitë, shkollat, institucionet mjekësore dhe ndërtesat qeveritare u rrafshuan në Gaza ndërsa sulmet ajrore izraelite vazhduan të martën, ka thënë Ministria Palestineze e Informacionit me anë të një deklarate.
Sipas deklaratës, janë shkatërruar 168 ndërtesa, duke përfshirë 1009 njësi banimi, 48 shkolla, 23 ndërtesa qeveritare, raporton CNN, shkruan Arbresh.info.
Përmbledhja e deklaratës:
Ndërtesat:
Të shkatërruara plotësisht: 168 ndërtesa, duke përfshirë 1009 njësi banimi
Pjesërisht të shkatërruara: 12,630 njësi banimi u shkatërruan pjesërisht.
Institucionet mjekësore: 10 bombardime, duke përfshirë shtatë spitale u bombarduan
Ambulancat: 12 autoambulanca janë shënjestruar drejtpërdrejt
Shkollat: 48 shkolla të shkatërruara
Ndërtesa qeveritare: 23 të shkatërruara
Pesë personel mjekësor dhe shtatë gazetarë u vranë, dhe njerëzit e zhvendosur në Gaza tani po strehohen në 70 qendra për shkak të sulmeve ajrore të vazhdueshme, thuhet në deklaratë./Arbresh.info./
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...