Drejtori i Inter, Piero Ausilio ishte në Tiranë në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, ku mori pjesë në kursin për drejtorit e rinj sportiv.
Me këtë rast, gazetarët e kanë pyetur atë mbi dy lojtarët e kombëtares, Armando Brojën, nëse është në planet e zikaltërve, dhe Kristjan Asllanit, saktësisht mbi të ardhmen e tij tek Interi. Drejtori i klubit të njohur në Serie A mohoi interesimin për sulmuesin shqiptar të Chelsea, edhe pse mediat italiane kanë ngritur hipoteza të tilla.
“Nuk jemi të interesuar rreth Brojës, ne jemi të kënaqur me sulmuesit që kemi. E njoh Brojën shumë mirë, një lojtar që po rikuperohet nga një dëmtim i rëndë që ka pasur. E di që është kthyer në fushë, madje ka shënuar edhe një gol. Shpresoj për ju që të jetë një lojtar i rëndësishëm, për kombëtaren shqiptare të enjten, por për Interin s’ka asnjë mundësi”.
“Asllanin e morëm sepse ne e dimë që edhe sepse është shumë i ri dhe kishte pak eksperiencë pasi ai arriti te Inter pas vetëm 6 muajsh te Empoli si protagonist, e dimë që është një lojtar me talent dhe që i ka të gjitha mundësitë për të qenë një lojtar i rëndësishëm për Inter, si të gjithë të rinjtë ka nevojë të bëjë një rrugëtim që edhe po e bën.
Ne besojme shumë te ai, trajneri e vlerëson shumë lojtarin, në merkaton e fundit që bëmë, u bë një merkato edhe nëpërmjet largimit për shembull të Brozovic, që ishte një lojtar që i hiqte hapësirën, për t’i dhënë më shumë mundësi atij, (Asllanit) dhe për t’i rritur vlerën.
Kemi në atë pozicion atë dhe Calhanoglu. Calhanoglu është një lojtar shumë i fortë në nivel ndërkombëtar. Asllani do të fitojë eksperiencë siç edhe po bën, në të gjitha ndeshjet po merr minuta, edhe prezenca në kombëtare do ta bëjë më të fortë. Besojmë shumë te ai”, u shpreh Ausilio./abcnews.al
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...