Mesfushori i FC Ballkanit, Qendrim Zyba, i cili është ftuar për herë të parë në kombëtare, është shprehur se ftesa për ta përfaqësuar Kosovën, është një prej ëndrrave të tij që ka pasur që nga fëmijëria.
Zyba ka folur edhe për përballjen me Andorrën, ku ka thënë se do të japin maksimumin për këtë ndeshje, përcjell Arbresh.info.
“Më të vërtetë është një prej ëndrrave që kam pasur që nga fëmijëria dhe më është realizuar. Çdo moment që i duhemi shtetit tonë jemi në gjendje për të dhënë më të mirën tonë. Falë Zotit jam me një formë mjaft të mirë dhe shpresoj që atë që di të bëj më së miri ta ndihmoj ekipin nëse më jepet mundësia. Djemtë janë të shkëlqyeshëm. Ata na kanë pritur shumë mirë neve që jemi më të rinj dhe i falënderoj shumë sepse na kanë afruar shumë shpejt në grup. Andorra? Çdo kundërshtar është i vështirë, por ne do të japim maksimumin dhe do t’i bëjmë detyrat që na cakton trajneri. Patjetër duhet të shkojmë për fitore”, ka thënë Zyba. /Arbresh.info/
Lexo edhe:
Rrahmani: Do ta lë shpirtin në fushë për këtë fanellë, sepse është nder dhe krenari ta kesh në trup
Tahiri: Arbërien e “Pambukut dhe Kullashkut” vështirë se mun...
Bedri Hamza merr mbështetje nga Taulant Xhaka
”Nëse e nxen përpara, ta jap dorën!”, Edi e Driloni në betej...
Kica-Xhelili i reagon Kurtit: Doracakët i keni miratuar e sh...
Mevlani flet për videon e ish-të dashurës: Ka qenë e tepruar...
Panairi i Librit ul siparin, Tom Kuka shpallet autori më i m...