Kryetari i Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, dhe Drejtorja Ekzekutive, Getoarbë Mulliqi, sot pritën në takim një nga unionet më të mëdha të gazetarëve në Finlandë, Helsingin Seudun Journalistit.
Rexha dhe Mulliqi prezantuan para më shumë se 20 gazetarëve misionin dhe punën e organizatës, gjendjen e lirisë së medieve dhe sigurinë e gazetarëve në Kosovë.
Njëherësh, treguan edhe eksperiencën e zbatimit të programit unik të AGK-së, e që është ai me strehimin e gazetarëve ukrainas dhe afganë, Journalists in Residence – Kosovo.
Gazetarët përveç takimeve të zhvilluar me organizatat simotra, kanë vizituar edhe Prekazin, Pejën, Prizrenin dhe Gjakovën./Arbresh.info
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?