Gruaja e heroit Agim Ramadani takon Mirlind Dakun

14:09 | 10 Tetor 2023
D.H

Gjatë ditës së sotme në ambientet e Kombëtares kuqezi, në Tiranë, ka shkuar një mysafire speciale.

Bëhet fjalë për gruan e heroit kombëtar, Agim Ramadani, Shukrije Ramadani, shkruan Arbresh.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vet gruaja e heroit Ramadani, në rrjetin social Facebook.

Mirlind Daku para një muaji ka premtuar se zonjës Ramadani do t’ia dhuroj fanellën me nënshkrimin e tij.

Djaloshi nga Gjilani mbajti premtimin dhe në prag të ndeshjes me Republikën Çeke, ia ka dhuruar fanellën me nënshkrimin e tij.

Mirlind Daku shënoi golit e tij të parë me kombëtaren kuqei në ndeshje ndaj Polonis, ndërsa festa e tij u bë virale pasi hoqi fanellën dhe tregoi tatuazhin me shkrim “KATANA 138” dedikuar Agim Ramadanit. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme