Kryesuesi i Këshillit Prokurorial i Kosovës (KPK), Jetish Maloku, i shoqëruar nga Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj dhe anëtarët e KPK-së, Ardian Hajdaraj dhe Armend Zenelaj, ka pritur sot në takim drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Republikës së Shqipërisë (SPAK), Altin Dumani.
Qëllimi i vizitës së sotme konsiston me vendosjen e urave për fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh në kuadër të sundimit të ligjit dhe luftës së përbashkët kundër krimit të organizuar dhe diskutimin për zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta ndërmjet institucioneve përkatëse të të dyja vendeve, raporton Arbresh.info.
“Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku, falënderoi kreun e SPAK-ut, Dumani, për vizitën në institucionet e sistemit prokurorial, duke vlerësuar lart rëndësinë e takimeve të tilla dhe shkëmbimin e përvojave, me ç’rast theksoi se takimi i sotëm përbën një moment të rëndësishëm në drejtim të avancimit të partneritetit dhe zbatimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës dhe Republikën e Shqipërisë’, thuhet në njoftim.
Bashkëbiseduesit, Maloku dhe Dumani, shprehën përkushtimin dhe zotimin e tyre për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit, të cilat do të ndikojnë pashmangshëm në suksesin e luftimit të tërësishëm të të gjitha llojeve të krimit.
Rrjedhimisht, në përfundim të këtij takimi, të dyja palët potencuan edhe rolin, ndihmën dhe mbështetjen e pa rezervë të partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës dhe Shqipërisë në kuadër të fuqizimit të zbatimit të ligjit në të dyja vendet, si dhe proceset integruese që ndërlidhen më zbatimin e praktikave dhe standardeve të BE-së në fushën e drejtësisë./Arbresh.info/
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...