Ka dështuar sërish konstituimi i Komisionit Hetimor për rezerva, për shkak të mungesës të kuorumit. Kjo për shkak se nuk ishin të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Opozita thotë se “Është shumë me rëndësi që të konstituohet ky komision, kemi shpresën që do të vijnë edhe për kundër nëse nuk vijnë ne do të bëjmë përpjekje”.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka akuzuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje që qëllimisht nuk është duke ardhur për ta bërë kuorumin.
“Tash është hera e tretë që po presim kolegët deputetë nga Vetëvendosje. Është shumë me rëndësi që të konstituohet ky komision, kemi shpresën që do të vijnë edhe për kundër nëse nuk vijnë ne do të bëjmë përpjekje. Kemi kohë 6 muaj kohë, nëse mendon dikush që ka afate kohore të shkurtëra e ka gabim”, tha Qalaj.
Pal Lekaj nga AAK tha se asnjëherë nuk ka ndodhur që pas votimit në Kuvend të mos themelohet një komision.
“Asnjëherë nuk ka ndodhur që pas votimit në Kuvend të mos themelohet një komision, po shihet që Vetëvendosjes nuk ju konvenon. Askush nuk na pengon që të marrim parapërgatitjet si dëshmitarët dhe të tjerat. Rregullorja nuk e parasheh që s’mundemi apo mundemi të diskutojmë”, tha Lekaj.
Valentina Bajrami nga LDK tha se “Dihet qe Vetëvendosje se ka mendjen me i çu hajnat në burg, vetëm sa kanë qenë më opozitë. Ata e kanë votu, ne e kemi në logjikën tonë se kënd do ta ftojmë. Kam biseduar me kolegët e pozitës të cilët janë ankuar se nuk ka qenë orari i përshtatshëm nga administrata. Duhet ta dijnë të gjithë që ata që duhet luftuar korrupsionin nuk janë sot, e mos t’i jepet pushtet. E treta duhet me tregu se po frikohen nga e vërteta, ne po dojmë që të bdihmojmë që mos ke gabu. A janë ata të njëjtit qe dikur i kanë akuzu gjyqësorin dhe prokurorinë e tash po i besojnë, ta dimë ku jemi. Me një debat nuk duhet të kryhet me një debat. Propozoj që çdo tre ditë të ftohet konstituimi i këtij komisioni”.
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica, propozoi që mbledhja e radhës të thirret të premten dhe ftesa të dërgohet sot.
Tutje opozita thotë se nuk do të mund të ndalet ky komision, duhet ta dijë Vetëvendosja, kemi edhe opsione të tjera dhe do të provojmë.
Ky Komision do të hetojë procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla./Arbresh.info
Osmani: Kosova e bekuar me përkrahjen bipartizane amerikane
UNICEF lanson raportin: Analizë mbi gjendjen klimatike për f...
Begaj në Lushnjë: Promovim markave vendase të produkteve buj...
Dogana dhe IPK arrestuan një zyrtar doganor dhe një zyrtar p...
Lavrov krahason Kosovën me Ukrainën, kritikon OKB-në
Vullneti në rolin e gazetarit, merr në pyetje Atillën