Google ADS

Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë

11:09 | 10 Tetor 2023
E.H

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë më 16 tetor.

Lajmin për portalin Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Në Samit, pritet të takohen dy kryeministrat, Edi Rama dhe Albin Kurti.

Samiti i liderëve të Procesit të Berlinit, për herë të parë do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Evropian.

Aty pritet të marrin pjesë kryeministrat e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, por është paralajmëruar edhe vizitë nga liderët evropianë.

Krahas takimeve të zyrtarëve më të lartë qeveritarë, Procesi i Berlinit përfshin takimet e përfaqësuesve të organizatave rajonale të shoqërisë civile, organizatat rinore dhe shoqatat e biznesit./Arbresh.info

Të ngjashme