Balla ndan pamje nga rinovimi i palestrës së shkollës në Lushnjë

09:53 | 10 Tetor 2023
K.B

Ministri i Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla ka ndarë pamje të transformimit të palestrës së shkollës në Lushjnë.

Balla bëri të ditur se palestra tashmë është në funksion për nxënësit dhe për ekipet profesioniste të lojërave me dorë të qytetit.

Ai në videon e publikuar pasqyron gjendjen e palestrës se si ishte dhe si ka ndryshuar.

“Dhe me pamjet e transformimit të palestrës së shkollës “Foto Puka” në Lushnjë, e cila tashmë është në funksion për nxënësit dhe për ekipet profesioniste të lojërave me dorë të qytetit. ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme