Forcat e armatosura të Izraelit kanë paralajmëruar Hamasin kundër ekzekutimit të të burgosurve në Gaza.
Vrasja e pengjeve “nuk do t’i përmirësojë gjërat”, tha të martën një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF), një ditë pasi militantët e Hamasit kërcënuan se do të ekzekutonin të burgosur civilë nëse Izraeli synonte Gazën.
Autoritetet izraelite besojnë se gratë dhe fëmijët janë në mesin e deri në 150 pengjeve që mbahen nga militantët islamikë në Gaza pas sulmit shkatërrues ndaj Izraelit.
Hamasi ka pretenduar se mban më shumë se 100 të burgosur, duke përfshirë oficerë të lartë të ushtrisë izraelite. Dhjetra avionë luftarakë izraelitë goditën më shumë se 200 objektiva në Gaza gjatë natës, thanë forcat izraelite në një deklaratë të martën.
Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, shpërthimet kanë vrarë të paktën 687 njerëz, duke përfshirë dhjetëra fëmijë dhe gra, dhe kanë plagosur mijëra.
/abcnews.al
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...