Antidroga arreston tre persona në Prishtinë, të dyshuar për shitblerje të substancave narkotike

22:19 | 9 Tetor 2023
E.G

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Prishtinë nën dyshiin se të njëjtit po bënin shitblerje të substancave narkotike.

Sipas policisë, në vendin e ngjarjes të dyshuarit Sh.A i është sekuestruar 155 gram substancë narkotike të llojit marihuanë ndërkaq të dyshuarit B.Sh 70 gram të po të njëjtit lloj, shkruan Arbresh.info.

“Me datë 09.10.2023, rreth orës 14:50, Policia ka pranuar një informatën se në rrugën “Dritan Hoxha” në Prishtine disa persona dyshohet se janë duke bere shitblerjen e substancave narkotike. Sektori Qendror në kuadër të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit më Narkotikë ka reaguar në vendin e ngjarjes dhe ka hasur në tre (3) persona të dyshuar të cilët ishin në veturën e markës Tiguan ngjyre hiri me targa vendore.”, thuhet në njoftimin e PolicisëPersoni i cili ishte pasagjer në pjesën e pasme del nga vetura me një qese najloni në dorë ku dyshohej se kishte substance narkotike, i njëjti është ndaluar nga ana e policisë dhe tek i dyshuari me iniciale (SH.A.) janë gjetur në cilësinë e provave materiale (155) gram substancave narkotike e llojit mariuhanë. Tek pasagjeri me inicialet (B.SH.), i cili ishte në veturën Tiguan janë gjetur (70) gram substanca narkotike e llojit marihuanë.

Me vendim të prokurorit janë bastisur tri pronat ku në pronën e të dyshuarit b.Sh është gjetur gram substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë, një peshore dixhitale dhe folje për paketim të substancës narkotike, ndërsa në dy lokacionet tjera nuk është gjetur diçka e dyshuar.

Në cilësinë e provave materiale janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej dëshmitë si në vijim:

  • Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 435 gram.
  • Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 80 gram
  • Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 75 gram
  • Një qese me substancë narkotike e dyshuar e llojit Mariuhanë me peshë 70 gram
  • Tre (3) telefona mobil
  • Një (1) peshore
  • Folie për paketimin e substancës narkotike

Në total janë gjetur dhe sekuestruar (660) gram substancë narkotike e dyshuar e llojit mariuhanë.

Me vendim të prokurorit, tre (3) të dyshuarit pas intervistimit ndalohen për 48 orë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme