Izraeli është në luftë me Hamasin pas “masakeve brutale të civilëve”, tha ministri i Jashtëm izraelit Eli Cohen në një deklaratë video të hënën.
Ai tha se sulmi i Hamasit është një “masakër historike që bota nuk do ta harrojë që Izraeli nuk do ta falë kurrë” raporton CNN, përcjell Arbresh.info.
“Gjatë masakrës, ata fillojnë të rrëmbejnë pengje. Duke tërhequr zvarrë foshnjat, nënat dhe të mbijetuarit e moshuar të holokaustit në karrige me rrota”, shtoi ai.
Ai falënderoi komunitetin ndërkombëtar për mbështetjen e tij ndaj Izraelit.
“Populli i Izraelit qëndron i bashkuar. Ne do të rimarrim kontrollin dhe do të kthejmë sigurinë dhe stabilitetin. Ne do ta mposhtim terrorin sepse nuk ka zgjidhje tjetër”, tha ai. “Ne besojmë se kjo mbështetje do të vazhdojë ndërsa përballemi me sfidën e luftimit të terrorit.”
Ai tha se siguria e pengjeve është përgjegjësi e Hamasit, tha ai.
“Ne luftojmë për atdheun tonë dhe do të fitojmë”, përfundoi Cohen.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte