Bashkimi Evropian ka ndaluar pagesat e ndihmës zhvillimore për palestinezët, duke vendosur 691 milionë euro “nën shqyrtim”, pasi Hamasi sulmoi Izraelin, tha Brukseli më 9 tetor.
“Shkalla e terrorit dhe brutalitetit kundër Izraelit dhe popullit të tij është një pikë kthese. Situata nuk më njësojë”, tha komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Si donatori më i madh për palestinezët, Komisioni Evropian ka vendosur nën shqyrtim gjithë portofolin e zhvillimit, që është në vlerë prej 691 milionë eurosh”, shtoi ai.
Varhelyi tha se ky vendim nënkupton që “të gjitha pagesat do të pezullohen menjëherë. Të gjitha projektet janë nën shqyrtim. Të gjitha propozimet e reja buxhetore, përfshirë edhe ato për vitin 2023 janë shtyrë deri në një njoftim të ri”.
Të martën, ministrat e Jashtëm të BE-së do të takohen për të biseduar për situatën në Izrael dhe Gaza, pas sulmit të befasishëm të kryer nga militantët e Hamasit.
Hamasi nisi sulmet me raketa ndaj Izraelit më 7 tetor, që u pasua me sulme ajrore të Izraelit në Gaza.
Si pasojë e dhunës mbi 1.000 persona janë vrarë në Izrael dhe Gaza, teksa Izraeli ka shpallur gjendje lufte.
Hamasi njihet si organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe fuqi të tjera perëndimore./rel
Barella: Sot kundër një skuadre shumë të fortë dëshmuam se m...
Kurti: Të përkushtuar për të vërtetën dhe për drejtësi për t...
Shpërthimet në Liban, reagon kryeministri izraelit Netanyahu
Raportohet për një lëvizje të mundshme të Zhegrovës në të ar...
Biden pret të hënën homologun e Emirateve të Bashkuara Arabe...
Finlanda e mbron vendimin për të blerë armë izraelite