Google ADS

Hovenier: Radoiçiq tha se e ka bërë vetë, por ne s’besojmë se kjo është fjala përfundimtare

17:48 | 9 Tetor 2023
E.G

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit do të përballen me pasoja.

Sipas ShBA-së ky sulmn nuk është diçka spontane nga banorët e veriut, pasi siç theksoi ai pas gjithë kësaj ka disa lloje strukturash, e vetë nuk mund ta bënin këtë.

Ndërkaq, lidhur me marrjen e përgjegjësisë për sulmin nga kryeterroristi Millan Radoiçiq, ambasadori amerikan ka thënë se fjala e tij nuk do të jetë përfundimtare.

“Shumica e sulmuesve u arratisën, por lanë pas një sasi shumë, shumë shqetësuese të armëve dhe armatimeve të sofistikuara ushtarake. Ne nuk besojmë se kjo është diçka spontane vetëm nga banorët e veriut të Kosovës të populluar nga serbët. Ka disa lloj strukturash pas kësaj, nuk mund ta bënin vetë këtë dhe kushdo që ishte përgjegjës do të përballet me pasoja”, tha Hovenier në një intervistë për mediumin “Bloomberg”.

“Ne jemi të vetëdijshëm se ai ka thënë se e ka bërë këtë vetë. Ne nuk besojmë se kjo do të jetë fjala përfundimtare për këtë. Puna duhet të vazhdojë për të përcaktuar përgjegjësinë përfundimtare”, shtoi ambasadori amerikan./Arbresh.info./

Të ngjashme