Taulant Seferi foli në konferencë për media në kuadër të ndeshjes së Shqipërisë me Çekinë më datë 12 tetor. Sulmuesi nga Kumanova u shpreh se konkurrenca në sulm i bën mirë skuadrës, ndërsa shtoi se kombëtarja e motivon për të bërë mirë edhe në skuadrën e tij.
“Konkurrenca bën mirë, jemi një grup shumë i mirë pastaj vendos trajneri se kush luan. Duhet t’i tregojmë se jemi gati dhe pastaj vendos trajneri. Energjia e lojtarëve është e duhur dhe jemi të karikuar, shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv, vetëm pas Çekisë mendojmë për ndeshjet e radhës”.
A është sulmi më i mirë? “Po, sepse kemi shënuar shumë. Kjo më bën të lumtur, konkurrenca forcon grupin dhe shpresoj që të na shërbej për rezultate pozitive. Kur kombëtarja shënon është diçka e bukur, por kombëtaren nuk e bën një repart. Kombëtarja është grup, grupi është forca më e madhe”.
Golat para kombëtares? “Kombëtarja është motivim, ne sulmuesit luajmë për të shënuar. Shpresoj të shënojmë edhe në kombëtare. Duhet të tregojmë më shumë shpirt luftarak se Çekia, kemi edhe tifozët që na japin një shtysë më shumë. Tifozët të mos hedhin flakadanë se kemi nevojë për ta, na duhet përkrahja e tyre edhe në ndeshjet e radhës.
Çekia është kundërshtari më i fortë, nuk është vetëm Schik, ata janë të fortë fizikisht, duhet të kemi kujdes. Duhet të luajmë me zemër dhe shpresoj t’ia dalim. Do të futemi për të bërë maksimumin, kemi grupin e duhur dhe motivimi është i duhuri”, u shpreh Seferi./SS
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...