Irani e ka mohuar se është i përfshirë në sulmin e Hamasit kundër Izraelit, i cili shkaktoi mijëra viktima në fundjavë.
Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara tha të dielën se “masat e forta që i ka ndërmarrë Palestina nënkuptojnë mbrojtje plotësisht e ligjshme kundër shtatë dekadave shtypje, okupim dhe krime të urrejtjes kryera nga regjimi i jashtëligjshëm zionist”.
Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vranë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.
Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.
Irani nuk e ka fshehur mbështetjen për Hamasin, duke e financuar dhe armatosur këtë grup dhe një grup tjetër militant palestinez, Islamic Jihad.
Sulmi i Hamasit të dielën, më i madhi ndaj Izraelit në dekadat e fundit, ndodhi në një kohë kur SHBA-ja i mbështeti përpjekjet për ta shtyrë Arabinë Saudite t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraeli, në këmbim të një marrëveshjeje të mbrojtjes mes Uashingtonit dhe Riadit.
“Mbështetja jonë për Palestinën mbetet e palëkundur; megjithatë, ne nuk jemi të përfshirë në përgjigjen e Palestinës, e cila është ndërmarrë nga Palestina vetë”, tha misioni i Iranit në OKB.
Lufta e luftëtarëve të Hamasit nëpër qytetet e Izraelit të shtunën është më vdekjeprurësja që prej sulmeve të Egjiptit dhe Sirisë në luftën Yom Kippur 50 vjet më parë.
Misioni i Iranit në OKB tha se “suksesi” i Hamasit erdhi sepse ishte befasi, e cila e zbuloi “dështimin më të madh” të organizatave të sigurisë të Izraelit.
“Ata po tentojnë ta arsyetojnë dështimin dhe t’ia atribuojnë atë inteligjencës së Iranit”, tha misioni iranian.
Si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit, Izraeli nisi bombardimet ndaj ndërtesave dhe shtëpive, tuneleve, xhamive dhe shtëpive të zyrtarëve të Hamasit në Gaza, duke i vrarë më shumë se 400 njerëz, përfshirë 20 fëmijë./rel/
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...