Google ADS

Tërmeti në Afganistan, Osmani ngushëllon familjarët e viktimave

20:09 | 8 Tetor 2023
E.G

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga tërmeti në Afganistan.

Ndërkaq, të lënduarve, Osmani u ka uruar shërim të shpejtë, shkruan Arbresh.info.

“Ne shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e tërmetit shkatërrues në Afganistan, një tragjedi që ka marrë mijëra jetë. I urojmë shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve dhe forcë për popullin e Afganistanit.”, ka shkruar Osmani në X.

Ndryshe, mbi 200 persona kanë humbur jetën dhe mbi 1240 persona janë lënduar si pasojë e një tërmeti i cili ka goditur Afganistanin të shtunën./Arbresh.info

Mbi 2000 të vdekur nga tërmetet në Afganistan

Të ngjashme