Google ADS

Stoltenberg: Situata në Kosovë shumë shqetësuese, s’lejojmë të kthehet dhuna e viteve të 90-ta

19:00 | 8 Tetor 2023
E.G

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e ka cilësuar situatën në Kosovë pas sulmeve të 24 shtatorit në Banjskë, si “shumë shqetësuese”.

Ai ka garantuar se KFOR-i do ta ruajë paqen në rajon.

“Situata në Kosovë është shkak për shqetësim të madh”, tha Stoltenberg disa ditë para takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s në Bruksel.

“Dua të them shumë qartë: trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë. Nuk do të lejojmë që dhuna e viteve 1990 të kthehet”, ka theksuar ai në një intervistë për gazetën gjermane “Welt”, përcjell Arbresh.info.

Ndër të tjera, ai ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që t’i kthehen dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

“Kjo është mënyra e vetme për të arritur paqe të qëndrueshme për të gjitha komunitetet”, u shpreh ai.

Kujtojmë që pas sulmit të 24 shtatorit ku mbeti i vrarë, heroi Afrim Bunjaku, Britania e Madhe rriti numrin e trupave të KFOR-it duke i shtuar edhe 200 trupa të tjerë./Arbresh.info/

 

 

Të ngjashme