Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se shtetet anëtare të BE-së po diskutojnë për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit për të ardhur në përfundime mbi atë që ndodhi.
Kështu tha ai, teksa iu përgjigj pyetjes së profesorit amerikan, Edward Joseph lidhur me sulmin, shkruan Arbresh.info.
“Kjo situatë është në qendër të Bashkimit Evropian. Shtetet anëtare po diskutojnë dhe është në domenin e shteteve anëtarë që të vendosin se a është mjaft apo jo. Nëse kjo është mjaftueshëm që të merren përfundime. Hetimet po vazhdojnë, ne kemi KFOR-in dhe EULEX-in në Kosovë dhe sigurisht shtetet anëtare kanë bërë të ditur se sapo t’i kemi faktet do të dalim me përfundime”, u përgjigj Lajçak.
Ndër të tjera, profesori amerikan sugjeroi që pas këtij sulmi BE-ja dhe SHBA-ja t’i bëjnë presion Serbisë që të drejtohet kah Perëndimi, duke ua paraqitur Kosovës dhe Serbisë marrëveshjen “merre ose lëre”.
Sugjerimi i tij u anashkalua me një buzëqeshje nga ana e Lajçakut i cili e falënderoi duke thënë që “mund ta diskutojmë gjatë pushimit të drekës”
Lidhur me këtë reagim, Joseph shkroi në X, duke thënë që ““Miroslav Lajçak i përgjigjet qartë — duke mos iu përgjigjur — sugjerimit tim që BE/SHBA të bëjnë presion ndaj Beogradit që më në fund ta zgjedhë Perëndimin, duke ia paraqitur Serbisë dhe Kosovës marrëveshjen “merre ose lëre””./Arbresh.info/
Miroslav Lajcak responds clearly — by not responding — to my suggestion for EU/US to press Belgrade to finally choose West, by presenting Serbia and Kosovo with “take it or leave it” deal. #Balkans #Kosovo #Serbia #EUdialogue pic.twitter.com/AJahEVdFiz
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) October 8, 2023
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?