Arrestimi i 16 vjeçarit në Pejë, Kelmendi: Autoritetet kanë parandaluar një tragjedi të madhe

16:24 | 8 Tetor 2023
E.G

Zëvëndësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka reaguar pas arrestimit të një 16-vjeçari në Pejë,  pais po dyshohet se po planifikonte vrasjen e nxënësve në një shkollë të këtij qyteti.

Me anë të  një postimi në Facebook, Kelmendi është shprehur i indinjuar lidhur me situatën, shkruan Arbresh.info.

“Është e rëndësishme që autoritetet kanë reaguar në kohë për të parandaluar një tragjedi të madhe”, shkroi Kelmendi.

Tutje ai tha se për sigurinë në shkolla duhet të angazhohen të gjitha institucionet, familjet dhe shoqëria.

“Siguria në shkolla është thelbësore për të krijuar një mjedis të sigurtë shoqëror, për çka duhet të angazhohen të gjitha institucionet, familjet dhe shoqëria.”, ka shkruar ai.

Ndryshe, dje në Pejë është arrestuar një i mitur nën dyshimin se po përgatiste vepra terroriste.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale  i dyshuari brenda një periudhe kohore disamujore ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë.

Ndaj tij është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji./Arbresh.info/

Prokuroria jep detaje rreth planifikimit të një të mituri për sulm të gjer ndaj nxënësve në Pejë

 

Të ngjashme