Agresioni i grupit terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës, ku vrau rreshterin, Afrim Bunjaku, është i mbështetur dhe sponsorizuar nga Serbia, nuk është element që duhet frikësuar se Kosova tashmë është në prag të luftës me shtetin fqinj.
Kështu thotë për Arbresh.info, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dimal Basha.
Basha, thotë se një spektakël i presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, nuk duhet t’i frikësojë qytetarët e Kosovës, sepse koordinimi është i plotë me aleatët ndërkombëtarë dhe vetë prania e ushtrisë shumëkombëshe të quajtur KFOR, të cilat e garantojnë sigurinë e Republikës së Kosovës.
Deputeti i Vetëvendosjes nuk e beson që ka një Republikë të çmendur të Serbisë, që do të hynte në luftë me NATO-n, por krejt këtë sipas Bashës, Vuçiq po e bënë pasi që ka edhe zgjedhje të reja nacionale në vendin e tij. /Arbresh.info/
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...