30 ditë paraburgim për të miturin në Pejë, dyshohet se planifikoi vrasjen e shokëve të klasës

13:56 | 8 Tetor 2023
E.H

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të miturit B.M, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ‘Përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës’.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Gashi tha se caktimi i masës së paraburgimit është bërë më kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të miturit B.M dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, ka thënë Gashi.

I dyshuari, brenda një periudhe kohore disamujore ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi të gjerë ndaj disa nxënësve të një shkolle në Pejë./Arbresh.info/

Lexo edhe:

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet për përgaditjen e veprave terroriste

Të ngjashme