Pamje nga shkatërrimi i xhamisë në Gaza nga sulmet ajrore izraelite

12:09 | 8 Tetor 2023
E.H

Sulmet ajrore izraelite në Gaza kanë shkatërruar një xhami plotësisht.

BBC ka publikuar pamje nga sulmet izraelite në Gaza, transmeton Arbresh.info.

Izraeli nisi sulme hakmarrëse kundër Hamasit pasi grupi militant nisi një seri sulmesh të shtunën, në përshkallëzimin më të madh në rajon në dekada.

Sipas zyrtarëve palestinezë, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 313 njerëz në Rripin e Gazës, me gati 2000 të plagosur.

Në Izrael janë vrarë gjithashtu 300 civilë dhe dhjetëra izraelitë janë marrë peng.

Kliko KËTU për të parë videon e shkatërrimit të xhamisë në Gaza

Lexo edhe:

Kush është Hamasi?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme