Ndeshja e Superligës së Serbisë Novi Pazarit dhe Vojvodinës, ka sjell një ngjarje të pazakontë, në përballjen që u fitua nga vendasit 3-1.
Reklama
Në stadiumet serbe pothuajse në çdo ndeshje ka thirrje anti-shqiptare, por sot ka ndodhur krejt e kundërta, ato kanë qenë kundër Serbisë.
Në atë që duhet të ishte një ndeshje e zakonshme futbolli, tifozët nga Vojvodina kanë thirrur emrin e kriminelit Ratko Mladic, gjë që i ka çmendur tifozët vendas.
Pra tifozët e Novi Pazarit ia kthyen duke e thirrur emrin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ndeshja Novi Pazar- Vojvodina!
Tifozet e Vojvodines brohorasin Ratko Mladiç kurse vendasit e Sanxhakit ia kthejne: Albin Kurti Albin Kurti….. pic.twitter.com/hBcy8BYdMG— Shkumbin E Ismaili (@EShkumbin32783) October 7, 2023
Megjithatë, tifozët vendas nuk janë ndalur vetëm duke përmendur emrin e Kurit, por kanë vijuar me thirrje “Vrite serbin”, si dhe “Republika e Sanxhakut”. /Telegrafi/
Çitaku për Hamzën: Dramën ua lëmë aktorëve, qeverisjen profe...
Nesër mbahet “Forumi për Sportin”
“Ai është anësori më i mirë në botë” – Lewandowski me këshil...
Romeo Veshaj po rikthehet pas shumë kohësh me këngë të re
Zelensky shpalos “planin e fitores” gjatë takimi...
Hamza nuk vendos vija të kuqe: Koalicioni me LDK-në më i pre...