Sot, Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) do të mbajë një mbledhje urgjente mbi luftimet në Izrael dhe Gazë.
Mbledhja do të mbahet në orën 15:00 për të trajtuar situatën në Lindjen e Mesme, ku organizata e Hamasit sulmoi mëngjesin e së shtunës me raketa Izraelin duke lënë mbi 250 të vdekur dhe më shumë se 1 mijë të plagosur.
Nga kundërpërgjigja e Izraelit, në Palestinë janë vrarë mbi 200 persona dhe më shumë se 1.600 janë plagosur.
Mbledhja e Këshillit të Sigurimit vjen edhe pas kërkesën së Brazilit që bëri të shtunën, i cili mban presidencën e radhës të Këshillit.
Brazili dënoi sulmet në një deklaratë publike dhe shprehu solidaritetin me popullin e Izraelit. Brazili ka deklaruar gjithashtu një angazhim për një “zgjidhje me dy shteteve, me Palestinën dhe Izraelin që bashkëjetojnë brenda kufijve të pranuar reciprokisht dhe të njohur ndërkombëtarisht”.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu u zotua të hakmerret, duke deklaruar se vendi i tij është në luftë.
“Qeveria braziliane përsërit se nuk ka asnjë justifikim për përdorimin e dhunës, veçanërisht kundër civilëve, dhe u kërkon të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale për të parandaluar një përshkallëzim të situatës. Menaxhimi thjesht i konfliktit nuk është një alternativë e mundshme për adresimin e çështjes izraelito-palestineze. Duhet urgjentisht të rifillojnë negociatat e paqes,” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Brazilit./rtsh
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë