AC Milan ka fituar me rezultat minimal 1-0 ndaj Genoas, në kuadër të javës së tetë në elitën e futbollit italian.
Ndeshja në përgjithësi ishte e zbehtë pa raste të mira shënimi për njërën apo tjetrën skuadër, të cilat nuk dukeshin në disponim për lojë.
Vendasit protestuan për një penallti në minutën e nëntë të takimit, por gjyqtari i ndeshjes heshti dhe bëri thirrje që ndeshja të vazhdoj.
Dy skuadrat shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat të barabartë 0-0.
Teksa po afrohej fundi i ndeshjes dhe të gjithë mendonin se nga ky takim nuk do të kishtë një fitues, në skenë doli Christian Pulisic i cili shënoi në minutën e 87-të të takimit pas një asistimi nga amerikani Yunus Musah.
Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, Milan ia doli ta menaxhojë mirë epërsinë e krijuar dhe mori tri pikë të vlefshmë në udhëtim dhe u kthye tek fitoret pas barazimit pa gola në Ligën e Kampionëve ndaj Dortmundit.
Xhiron e ardhshme në ligë, Rossonerët do të kenë punë me Juventusin sfidë kjo që do të luhet me 22 tetor me fillim nga ora 20:45./Telegrafi/
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë