Google ADS

Ukraina publikoi një video të shkatërrimit të një sistemi të fuqishëm rus

22:13 | 7 Tetor 2023
KRG

Shërbimet e sigurisë ukrainase kanë publikuar një video që sipas tyre tregon shkatërrimin e sistemit të fuqishëm rus TOS-1A.Sistemi, pretendojnë ata, është shkatërruar nga raketat HIMARS.

Ata shtojnë se sistemi është shkatërruar me ekuipazh dhe municion të plotë. Kjo është ndoshta arsyeja pse ndodhi shpërthimi i madh.

Rusët i konsiderojnë sistemet TOS krenarinë e ushtrisë së tyre.

TOS-1A, i ashtuquajturi Buratino, u emërua pas një personazhi nga një libër rus për fëmijë. Është një armë me fuqi të madhe, është aq e fuqishme sa mund të shkatërrojë rrethe të tëra të qytetit me vetëm një goditje.

Arma është në fakt një raketë-hedhëse komplekse me shumë tytë që lëshon raketa termobarike. Kur lëshohet, raketa lëshon një re lëngu të ndezshëm mbi objektiv, i cili më pas ndizet dhe arrin temperaturat prej disa mijëra gradësh. /Telegrafi/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme