Mikel Arteta shpreson që Bukayo Saka të luajë ndaj Manchester Cityt këtë të diel, përkundër lëndimit që pësoi në mesjavë ndaj Lens në Ligën e Kampionëve.
Sulmuesi anglez u detyrua të largohet nga fusha në pjesën e parë në sfidën e së martës, duke vënë në dyshim paraqitjen e tij ndaj kampionit aktual të Anglisë këtë vikend, por Mikel Arteta dha një përditësim të gjendjes së tij shëndetësore në konferencën para ndeshjes.
“Ai është në garë me kohën, ne do të shohim se si do të përparojë gjendja e tij nga tani deri të dielën. Natyrisht që ai duhej të largohej nga fusha [kundër RC Lens], ky nuk është kurrë një lajm i mirë, por le të shohim se nëse do të rikuperohet”, ka thënë tekniku spanjoll.
Saka shpreson që të arrijë të luajë në këtë ndeshje dhe të vazhdojë serinë e tij prej 87 ndeshjeve radhazi të luajtura me Arsenalin në Ligën Premier, teksa kujtojmë se ai ka shënuar në dy ndeshjet e fundit që Arsenal i ka zhvilluar si vendas ndaj Manchester Cityt.
Mikel gjithashtu dha një përditësim për Thomas Partey, i cili humbi pesë ndeshje për shkak të një dëmtimi, por u pa në bankën rezervë në ndeshjen ndaj Lens në mesjavë.
“Ai do të rikthehet para kohës, kjo është e sigurt. Ne do mund ta kishim atë në skuadër nëse do të kishim nevojë, por mënyra se si u zhvillua ndeshja [ndaj Lens] ne kishim nevoja të tjera dhe nuk e përdorëm atë. Ai do të jetë pjesë e skuadrës nesër”, përfundoi Arteta.
Ndeshja mes Arsenal dhe Manchester Cityt luhet nesër (e diel) me fillim nga ora 17:30./Telegrafi/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën