Google ADS

Borrell: Izraeli ka të drejtë të mbrohet sipas të drejtës ndërkombëtare

18:11 | 7 Tetor 2023
KRG

Përfaqësuesi Politikë të jashtme i Bashkimi Evropian, Josep Borrell, ka publikuar një qëndrim pas sulmeve të Hamasit në Izrael.

Borrell theksoi se BE dënon ashpër sulmet ndaj Izraelit dhe shqetësohet për humbjet e jetëeve, shkruan Arbresh.info.

“BE thërret për ndërprerje të menjëhershme të këtyre sulmeve të pakuptimta, të cilat rrisin më tej tensionet në rajon dhe minojnë seriozisht aspirata për paqe të popullit palestinez”, thuhet në qëndrimin e Borrell.

“BE-ja qëndron në solidarizim me Izraelin që ka të drejtë ta mbrojë veten në linjë me ligjet ndërkombëtare, në përballje me dhunën e tillë dhe sulmet”.

Ai ka bërë ftesë që të punohet për paqe të qëndrueshme në Lindje të Mesme. /Arbresh.info/

Të ngjashme