Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taluant Balla është takuar me ambasadoren e Izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ku edhe ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me popullin e Izraelit.
Ballka në Facebook, ka shkruar se mendimet dhe lutjet e tyre janë për viktimat e këtij sulmi, familjet e tyre dhe gjithë shtetin izraelit, shkruan Arbresh.info.
“Sapo i shpreha Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, solidaritetin tonë me popullin e Izraelit ndërsa vijojnë sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Shqipëria përmes Kryeministrit Edi Rama i dënoi ashpër këto sulme terroriste dhe mban një qëndrim të fortë kundër terrorizmit. Mendimet dhe lutjet tona sot janë për viktimat e këtij sulmi të pabesë, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin” – ka shrkuar Balla. /Arbresh.info/
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë
Çmimet e konsumit në vitin 2024 u rritën 1.6%
Tesla tërheq nga tregu rreth 239,000 automjete, ja çfarë pro...
Kurti pret në takim zyrtarin e lartë amerikan, diskutojnë pë...