Ukraina ka rritur prodhimin e dronëve në vitin e fundit pasi Rusia nisi pushtimin, tha kryeministri Denys Shmyhal.
Dyqind kompani kanë nisur prodhimin e dronëve të rinj luftues, tha ai në Kiev më 7 tetor.
“Tani progresi i dronëve nga zhvillimi i tyre deri te blerja është shumë i shkurtër”, tha Shmyhal. Ai shtoi se industria ukrainase e mbrojtjes në mënyrë radikale ka ndryshuar qasjen dhe se kompania shtetërore e prodhimit të armëve, Ukroboronprom, është modernizuar.
Që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës shkurtin e vitit 2022, dronët kanë ofruar një avantazh të madh në fushëbetejë.
Përderisa Ukraina fillimisht varej nga dronët e prodhuar nga kompania turke, Bayraktar, Rusia më vonë nisi të përdorte dronët iranianë, Shahed.
Muajve të fundit, sulmet me dronë në territorin e Rusisë janë shpeshtuar dhe janë tregues se Ukraina tani po prodhon dronë me rreze më të gjatë veprimi edhe pse sasia e eksplozivëve që bartin ende mbetet e vogël./rel
Ekspertët e sigurisë kibernetike dhe psikologët tregojnë mas...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së nëntë, luhet në Su...
46 aksidente trafiku brenda 24-orëve
Dëmtohet një varrezë në Fushë Kosovë, policia po heton rasti...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, arrestohet një person
Gjendet në rrugë pa shenja jete një person në Gjilan